Kronikë

Sekuestrohen narkotikë, para dhe motoçikletë në Gjakovë, arrestohet një person

aksident - policia - shiriti i verdh - vrasje - vdekje

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme narkotikësh, para dhe mjete nga një i dyshuar në Gjakovë

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 12 shtatorit në rrugën “Gasper Karaqi”, ku njësia policore në një pikë kontrolli ndaloi një motoçikletë që drejtohej nga një i dyshuar kosovar. Gjatë kontrollit, tek i njëjti u gjetën 12.82 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Me urdhër të prokurorit, Policia bastisi edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku gjeti dhe sekuestroi 258.46 gramë marihuanë, 6.82 gramë kokainë, katër peshore digjitale, një thikë, një palë gërshërë dhe një lugë të vogël që dyshohet se shërbenin për përgatitjen e narkotikëve.

Në cilësi të provave materiale u sekuestruan gjithashtu motoçikleta e të dyshuarit, një telefon celular dhe para kesh në shumën prej 10,935 euro, 10 franga zvicerane dhe 2000 lekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.