Rreth 7 kilogramë substancë narkotike e dyshuar për marihuanë është sekuestruar në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja.
Lidhur me rastin është arrestuar një person.
Sipas njoftimit nga Policia, vlera e substancës narkotike të gjetur është rreth 35 mijë euro.
Në cilësinë e provave pas kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e ndarë në 24 paketime, katër vetura, një telefon, nëntë paketime me qese plastike, dy rollne plastike, dy aparate për vakum dhe dy peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona
-
Sekuestrohen narkotikë, para dhe motoçikletë në Gjakovë, arrestohet një person
-
Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro