Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Ferizaj, në koordinim me AKI-në kanë ndaluar një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut të premten, nën dyshimin se me atë veturë po kryhej trafikim me narkotikë.
Vetura është ndaluar në autostradë, segmenti Doganaj-Kaçanik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë veturë, ku gjendeshin dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar 20 paketime me substancë, dyshohet të jetë marihuanë, me peshë 6.4 kg, 6 paketime me substancë, dyshohet të jetë heroinë, me peshë 3.2 kg; Dy telefona mobil dhe një veturë.
“Vlerësohet se çmimi i tregut të kësaj sasie të lëndëve narkotike sillet rreth 80 mijë euro. Të gjitha veprimet lidhur me rastin, janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj, me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit dy të dyshuarit janë ndaluar deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
