Dy persona janë arrestuar në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, njëri shtetas i Shqipërisë ndërsa tjetri i Maqedonisë së Veriut pasi gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar 17 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë në vlerë 60 mijë euro.
Të dyshuarve iu janë sekuestruar edhe dy telefona, dy vetura e para të gatshme dhe një fletore.
Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë e tjetri shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale rreth 17kg e 834.6gramë në vlerë rreth 60 mijë euro, një fletore, dy telefona, dy vetura, para të gatshme në vlerë rreth 1545 euro, 6500 lekë, 5360 denarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Sekuestrohen 9.4 kg marihuanë në Gjakovë
-
Arrestohet për posedim të narkotikëve, i gjendet kokainë, barna e mbi 19 mijë euro
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikë në Ferizaj