Tre persona janë arrestuar të mërkurën mbrëma në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, pasi dyshohen për posedim dhe shitje të substancave narkotike.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 23:30 janë ndaluar dy automjete, në të cilat ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për të cilët ekzistonte dyshimi se po merreshin me shitjen e narkotikëve.
Gjatë kontrollit, te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 0.9 gram, si dhe 330 euro para të gatshme.
Më pas, gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 33 qese me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 96 gramësh, katër qese me substancë të dyshuar të llojit kokainë me peshë 0.34 gram, si dhe 1,000 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Tri raste të shitblerjes së narkotikëve në 24 orët e fundit, një person në kërkim nga policia
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Arrestohet një person në Ferizaj për substanca narkotike
-
Arrestohen tre të dyshuar për narkotikë, njërit i gjenden mbi 4 kg kokainë