Një person është arrestuar në fshatin Bibaj të Ferizajt pasi është kapur me substanca narkotike.
Sipas njoftimit nga Policia, derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore, ishte ndaluar nga njësitë policore dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese me substancë të dyshuara narkotike.
“Ndërsa gjatë bastisjes në banesën e tij janë gjetur një peshore digjitale dhe qese najloni të zbrazëta të cilat dyshohet se më herët kishin pasur substanca narkotike. Pas testimit ka rezultuar se substancat narkotike janë të llojit Methamphetamine me peshë totale 118.31 gramë. Në këtë rast përveç substancave narkotike në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe 1,640 euro para të gatshme, dy qese najloni të zbrazëta, një peshore digjitale, dy telefona celularë dhe një automjet”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.