Policia ka kryer kontroll të një shtëpie dhe dy lokaleve në Prizren pas hetimit disamujorë për narkotikë.
Objektet shfrytëzoheshin nga dy persona që dyshoheshin për paketim, shitje dhe shpërndarje të kokainës, e të cilët janë arrestuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një motoçikletë, dy telefona mobil, një qelës me dy hallka, kartëmonedha në vlerë rreth 45 euro, 13 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 336.92 gram, dy qese të zbrazëta me mbetje të substancës narkotike të llojit kokainë, një kavanoz e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 115.15 gram, dy foli, një palë gërshërë, një thikë, dy kartëmonedha 2x200, një peshore digjitale, një pistoletë me një karikator të zbrazët, një pistoletë me pjesë të çmontuara pa karikator, dhe një shishe qelqi me substancë të lëngshme të dyshuar për tretës.
Vlera monetare e substancave narkotike sipas raportimit arrin në vlerë rreth 30 mijë euro.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.