Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, duke e çuar në katër numrin total të të arrestuarve në Ferizaj në lidhje me operacionin e zhvilluar për lëndë narkotike. Dy të tjerë janë akoma në kërkim.
Sipas njoftimit është arritur të identifikohen personat, lokacioni dhe ku ka operuar ky grup. Gjithashtu është lokalizuar edhe vendi ku po mbahej substance narkotike e cila ishte përgatitur për transport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, sasia e substancës narkotike e sekuestruar të hënën gjatë operacionit arrin në 17 kilogramë e 900 gramë heroinë.

Një ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi se pas një operacioni të koordinuar me Prokurorinë Speciale në Komunën e Ferizajt, ka arrestuar dy persona dhe fillimisht u tha se janë rreth 15 kilogramë lëndë narkotike.
Në njoftimin e sotëm, Prokuroria bëri të ditur se janë kontrolluar edhe katër lokacione të ndryshme ku përveç drogës së konfiskuar, janë sekuestruar edhe prova të tjera.
“Të ndaluarit A.D., S.Sh., M.Sh. dhe M.B. dyshohen për kryerjen e veprave penale: Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave; psikotrope dhe analoge; Shpëlarja e parave. Sasia e substancës narkotike të llojit heroinë e sekuestruar gjatë operacionit, pas vlerësimit arrin në rreth 17 kilogramë e 900 gramë. Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në katër lokacione të ndryshme, ku përveç substancës narkotike janë sekuestruar edhe prova të tjera relevante që do të përdoren në procedurën penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Brenda këtij afati, do të paraqitet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.