Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se në një aksion të realizuar të hënën në Komunën e Ferizajt janë arrestuar dy persona për shitblerje të substancave narkotike dhe janë sekuestruar 15 kilogramë heroinë.
“Një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike. Aksioni i realizuar sot në Komunën e Ferizajt, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit, Kryeprokurorit të PSRK-së, si dhe njësive të Policisë së Kosovës, është rezultat i një hetimi të gjatë mbi dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal. Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë. PSRK-ja, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.
-
Rreth 18 kilogramë sasia e drogës së konfiskuar në Ferizaj, arrestohen edhe dy persona
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Katër të arrestuar në aksionin në Prishtinë e Ferizaj, sekuestrohen 60kg marihuanë
-
Irani, origjina e 18 kilogramëve heroinë që u kapën në Ferizaj
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar