Të paktën katër persona, dy prej të cilëve shtetas të Shqipërisë, janë arrestuar në një aksion aksion të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bashkë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë, nën dyshimin se u janë gjetur rreth 60 kilogramë marihuanë.
Në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria thuhet se aksioni është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë, si dhe në fshatin Babush të Ferizajt.
“Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, dy vetura, dhe një kamion”, thuhet në njoftim.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orëve për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
-
Sekuestrohen mbi 50 kilogramë marihuanë, arrestohen dy persona
-
Rreth 18 kilogramë sasia e drogës së konfiskuar në Ferizaj, arrestohen edhe dy persona
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona
-
Një muaj paraburgim pesë të dyshuarve në rastin e 37 kilogramëve heroinë
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për 53 kg marihuanë