Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Parisi fiton ndaj Troyesit, vendos goli i pjesës së parë

PSG

Goli i shënuar nga Ilya Zabarnyi e ka vendosur ndeshjen ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Troyesit. 

Parisi të shtunën mbrëma e ka mposhtur Troyesin me rezultatin 1:0, në kuadër të javës së dhjetë të Ligue 1 të Francës.

Mbrojtësi ukrainas, Zabarnyi, e realizoi golin e fitores për parisienët në minutën e 39-të. 

Parisi është në seri të mirë të rezultateve. E regjistroi fitoren e 11-të radhazi në të gjitha garat. 

Parisi vazhdon të jetë lider me 23 pikë. 

Troyesi është në vendin e 16-të me tetë pikë.