Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për substanca narkotike

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut për posedim të substancave të dyshuara narkotike.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë kontrolli në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë. Si rezultat i një kontrolli të detajuar, në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël në sasi 0.6 gram, substancë e dyshuar narkotike.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K.K.,22-vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.