Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për substanca narkotike

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut për “Posedim i paautorizuar i substancës së dyshuar narkotike”.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll rutinë automjetin me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancave.

Në cilësi të dyshuarit është arrestuar D. A.,24 vjeçar, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm