Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i lënduar në një aksident trafiku në hyrje të Lipjanit

Shiriti i policise

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sonte në ora 18:00 në hyrje të Lipjanit.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Ksp/