Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në mëngjesin e së hënës në Prishtinë.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht pranë objektit të Policisë.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Goditet nga vetura një grua në Prishtinë në vendkalimin për këmbësorë
-
Një këmbësor goditet nga vetura afër shkollës “Ismail Qemali”
-
Goditen dy këmbësorë nga veturat në Prishtinë
-
Dy këmbësore goditen nga vetura në Prishtinë, shoferi arrestohet dhe lirohet
-
Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë