Katër persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave në mesnatë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka njoftuar se të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor. Në aksident u përfshi një veturë e Policisë së Kosovës dhe një taksi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Xhevë Lladrovci’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka njoftuar Pllana.