Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i paradites së sotme në Prishtinë, në të cilin janë përfshirë tre vetura.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën “Jusuf Gërvalla”.
Tre të lënduarit pranuan tretman mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës
-
Vetura humb drejtimin, del nga rruga dhe i godet tetë vetura të parkuara
-
Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë
-
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë