Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës

Aksident

Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Besi të Prishtinës mes tri veturave, në orët e hershme të së enjtes.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, ka bërë të ditur zëdhënësja Ahmeti.

Ajo ka theksuar se me “rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”