Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.
Në aksident janë përfshirë dy automjete.
Sipas pamjeve të siguruara nga KOHA, në vend të ngjarjes ka pasur ekipe mjekësore.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.
VIDEO:
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës
-
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, përfshihet edhe një veturë e Policisë
-
Dy persona të lënduar në një aksident në Peran të Podujevës
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
Aksident në Rufc të Lipjanit, 7 të lënduar