Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit, si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave në kryeqytet.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:0.
“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.
Njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.
-
Dy të plagosur pas një përleshjeje në Veternik, tetë të arrestuar
-
Plagoset një person në Prishtinë, dy të dyshuar në arrati
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Theren me thikë dy persona në Komoran
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur