Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran, sot rreth orës 19:00.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për KOHËN se dy prej tyre dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mpreht), të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Pllana.
Tutje është thënë se “njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Përleshje me mjete të forta dhe thikë në Prishtinë, tre të arrestuar
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, u përleshën fizikisht me mjete të forta pune
-
I bëri familjarët për spital, arrestohet një person në Komoran