Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident që ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Mramor, në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Sipas njoftimit nga Policia, në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka njoftuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.
Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona
-
Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
11 të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë
-
Aksident trafiku në rrugën Klinë-Gjakovë, katër të lënduar