Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”

aksident vetur vetura ndeshje

Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në segmentin Suharekë–Prishtinë. Në aksident raportohet për katër persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Në aksident raportohet për katër persona të lënduar, ndërsa për shkallën e lëndimeve të tyre mund t’u drejtoheni shërbimeve shëndetësore. Ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa Njësia për Kontroll në Autostrada është marrë me rastin dhe po kryen hetime lidhur me shkaqet e këtij aksidenti”, tha Hoxha.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë vigjilentë, të respektojnë shenjat e trafikut dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve me kushtet në rrugë.

Në të kundërtën, Hoxha ka paralajmëruar se Policia e Kosovës, përmes njësive të saj në terren, po ndërmerr dhe do të vazhdojë të ndërmarrë masa rigoroze për zbatimin e ligjit të trafikut dhe masave të parapara me të.