Mbrojtësi i Interit, Manuel Akanji, është larguar nga grumbullimi i Përfaqësueses së Zvicrës për shkak të disa shqetësimeve fizike.
Akanji nuk do të jetë në dispozicion të Zvicrës për përballjen ndaj Skocisë.
Zvicra të hënën nga ora 20:45 e pret Skocinë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.
Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar të dielën se 31-vjeçari është larguar nga grumbullimi për shkak të shqetësimeve të lehta fizike.
Në mungesë të Granit Xhakës, Akanji kishte bartur shiritin e kapitenit.