Një aksident trafiku ndodhi të dielën rreth orës 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, në fshatin Volljak të Klinës.
Në aksident u përfshinë dy vetura. Katër persona u lënduan, ndërsa ka pasur edhe dëme materiale, bëri të ditur zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.