Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në Korenicë të Gjakovës, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Krasniqi njoftoi se njësia rajonale e trafikut rrugor është duke e trajtuar rastin me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet e Policisë, Urgjencës dhe Zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes, ka shtuar ajo”, ka thënë ajo./ eo
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Gjakovë, një grua e një fëmijë më rëndë
-
Aksident trafiku në rrugën Klinë-Gjakovë, katër të lënduar
-
Dhjetë të lënduar në aksidentin në magjistralen Gjakovë-Klinë
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë
-
Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Skenderaj