Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave në magjistralen Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Rogovë.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila po ashtu bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë menjëherë trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 10:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Rogovë. Në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë, shtatë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Gjakovë, një grua e një fëmijë më rëndë
-
Nëntë të lënduar në aksident trafiku në Gjakovë
-
Dhjetë të lënduar në aksidentin në magjistralen Gjakovë-Klinë
-
Tetë të lënduar në aksident trafiku në Sojevë
-
Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”