Tetë persona kanë marrë lëndime në një aksident trafiku në fshatin Sojevë, në të cilin janë përfshirë dy automjeteve.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka treguar për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.
“Sot, më datë 23.10.2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Gjilan-Ferizaj në fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit. Hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë në vijim”, ka njoftuar Veseli.
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë
-
Aksident trafiku në rrugën Ferizaj–Gjilan, përfshihet edhe një veturë policie
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Aksident mes disa automjeteve afër pikës në Vërmicë, tetë të lënduar
-
Pesë të lënduar nga një aksident në Besi të Prishtinës