Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit”, ka njoftuar Zahiti.
Për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, është deklaruar zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu. Ai i ka thënë KOHËS se ekzaminimet radiologjike po vazhdojnë për të gjithë të lënduarit.
“Rreth orës 15:45, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona, si pasojë e aksidentit në trafik në një fshat të Skenderajt. Aktualisht, stafi po i kryen ekzaminimet e nevojshme dhe sipas vlerësimeve fillestare të lënduarit kanë lëndime të lehta trupore. Ekzaminimet Radiologjike janë duke vazhduar për të gjithë të lënduarit!”, ka thënë Fazliu.