Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Kçiq, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit,” tha për Kosovapress zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu, ka thënë se një fëmijë i lindur në vitin 2019, është transferuar për trajtim në QKUK.
“Pesë persona po vazhdojnë trajtimin në spital, ndërsa një fëmijë i lindur në vitin 2019, në gjendje më të rënduar, është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Për pesë të tjerët po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet e nevojshme nga stafi i Emergjencës,” tha Fazliu.