Kronikë

Shtatë të lënduar nga aksidenti në Zajm të Klinës

aksident

Foto: Ilustrim

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në fshatin Zajm të Klinës të premten në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, në aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Njësitë kompetente të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me hetimin e shkaqeve të aksidentit”, ka thënë Policia.