Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Veternik, dy të lënduar

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në mëngjesin e së martës në Veternik.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:15.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.