Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Motoçiklisti lëndohet nga aksidenti në Lipjan

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën pasdite në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se në këtë aksident të përfshira ishin një veturë dhe një motoçikletë.

“Sot rreth orës 19:00 në Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës), ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Gashi.

Ajo më tej ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.