Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Lipjan

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të dielën në Lipjan.

Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete, ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. (Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë ajo. 

Ajo tutje ka shtuar se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.