Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet një muaj paraburgim për zyrtarin e SHKK-së

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar një muaj paraburgim për zyrtarin e Shërbimit Korrektues të Kosovës i cili u arrestua të martën.

Zytari korrektues dyshohet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “blerje, posedim, shpërndarja dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.

K.R. dyshohet që gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ka keqpërdorur pozitën, duke lejuar kontrabandën brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.