Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar pas një hetimi disa mujor lidhur me dyshime për parregullsi në një aktivitet të prokurimit publik në rajonin e Gjilanit.
Sipas Policisë, dyshohet se një operator ekonomik ka paraqitur dokumentacion në kundërshtim me kërkesat ligjore të prokurimit, ndërsa ekziston dyshimi i bazuar se disa nga dokumentet kanë qenë të pasakta apo të falsifikuara me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.
Në bazë të veprimeve hetimore, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale “Mashtrim në prokurimin publik”.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë.
-
Arrestohet një zyrtar në Gjilan, dyshohet për shkelje ligjore në Regjistrin Civil
-
Me dokumente false aplikoi në tenderin 400 mijë eurosh, arrestohet për mashtrim në prokurim
-
Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim
-
Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet se jashtë detyrës u përfshi në një zënkë
-
Arrestohet një i dyshuar për dallavere në tenderin për pajisje të Policisë