Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nga Policia në Gjilan ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj një rasti të dyshuar të keqpërdorimit të pozitës zyrtare në një zyrë të gjendjes civile.
Sipas Policisë, hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale të një personi në sistemin civil.
Personi i dyshuar, zyrtar i gjendjes civile, është intervistuar në praninë e avokatit dhe me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë. Ndërkohë, një tjetër person i përfshirë në rast është liruar në procedurë të rregullt.
Policia bën të ditur se veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim.
-
Arrestohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet se jashtë detyrës u përfshi në një zënkë
-
Arrestohet një i dyshuar për “Mashtrim në prokurimin publik” në rajonin e Gjilanit
-
Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, dyshohet për “falsifikim të dokumentit”
-
Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet