Një zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”, rast i cili ka ndodhur më 22 qershor të vitit të kaluar.
Për rastin, në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar se ka arrestuar edhe një të dyshuar.
“Ferizaj 22.06.2023-NN. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuarit mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dyshohet se ka falsifikuar dokumentin zyrtar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari tjetër mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Arrestohen pesë të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona në Ferizaj
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet
-
Arrestohet një zyrtar në Gjilan, dyshohet për shkelje ligjore në Regjistrin Civil
-
Arrestohet një person në Jarinjë, prezantoi dokumente false të Serbisë
-
Arrestohet ish-zyrtari në Ferizaj, e regjistroi një turk pa i plotësuar kriteret e shtetësisë