Një zyrtar është arrestuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në Ferizaj.
Policia e Kosovës pas një hetimi të gjatë ka siguruar dëshmi se i dyshuari - ish-zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj e tani me pozitë tjetër – derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019, si ofiqar, dyshohet se ka keqpërdorur pozitën.
Lidhur me rastin dyshohet se i dyshuari ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj, turk, në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, teksa i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë, ka sqaruar Policia përmes një komunikate.
I dyshuari ia ka mundësuar të huajit të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe pastaj edhe me patentë shofer.
Të martën është siguruar prezenca e të dyshuarit dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa, personi i dyshuar turk që dyshohet se ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, tani është i ekstraduar në Turqi.
-
Shtetasin turk e regjistroi paligjshëm si të Kosovës, ndalohet ish-ofiqari në Ferizaj
-
Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, dyshohet për “falsifikim të dokumentit”
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Tre persona ndalohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga Vitia
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet