Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë ish-zyrtari i Gjendjes Civile në Komunën e Ferizajt, B.Xh., nën dyshimin se një shtetas turk e kishte regjistruar paligjshëm si shtetas të Kosovës.
B.Xh. akuzohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”.
“Sipas informatave të para, dyshohet se i njëjti duke keqpërdorur detyrën zyrtare, ka regjistruar një shtetas të Republikës së Turqisë në librat e gjendjes Civile me dokument të falsifikuar si shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim në Ferizaj”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Ajo ka thënë se i dyshuari B.Xh. (1967) që kishte punuar si ofiqar në Gjendje Civile në Ferizaj deri në vitin 2019, ka regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile, pa i plotësuar kriteret.
“Shtetasi turk ka arritur që pas regjistrimit të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe me pasaportë të Republikës së Kosovës. I dyshuari, me veprimin e tij dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’. I njëjti, sot më 20.09.2023, është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me aktvendim të lëshuar nga prokurori, i dyshuari dërgohet në ndalim prej 48 orësh”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Arrestohet ish-zyrtari në Ferizaj, e regjistroi një turk pa i plotësuar kriteret e shtetësisë
-
Arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, dyshohet për “falsifikim të dokumentit”
-
Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës për përdorim të dokumentit të falsifikuar
-
Arrestohen pesë të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona në Ferizaj
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh