Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në falsifikim dokumentesh dhe vepra të tjera penale, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia në disa rajone të vendit.
Sipas Policisë, pas një hetimi disa mujor dhe në zbatim të një urdhërese të gjykatës, janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Ferizajt, Gjilanit dhe Prishtinës, në koordinim me prokurorinë dhe njësitë tjera relevante.
Gjatë kontrollit, janë arrestuar pesë të dyshuar, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë falsifikuar dokumente, duke u paraqitur si pronarë të disa parcelave në një fshat të Ferizajt.
Policia ka bërë të ditur se njëri prej tyre dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa katër të tjerët për “falsifikim të dokumenteve”, “legalizim të përmbajtjes së rreme” dhe “blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me vepër penale”.
Gjatë operacionit janë siguruar prova të ndryshme, përfshirë dokumente dhe fotografi, të cilat do të përdoren në procedurat e mëtejshme.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit, janë ndaluar për 48 orë.
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Tre të arrestuar, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milionë euro
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari i pestë për tjetërsim të pronës tremilionëshe
-
Mashtrim milionësh me prona në Prishtinë, arrestohen katër persona