Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari i pestë për tjetërsim të pronës tremilionëshe

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se e ka arrestuar të dyshuarin e pestë për tjetërsim të një prone në vlerë tremilionëshe në Komunën e Ferizaj.

Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari është B.L. Ai u intervistua të enjten nën dyshimin për bashkëkryerje të tri veprave penale, të mashtrimit, të falsifikimit të dokumenteve dhe të legalizimit të përmbajtjes së rreme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka njoftuar se dyshimet janë që këta persona, “duke falsifikuar dokumentet e identifikimit dhe certifikatën e pronës së palës ankuese, kanë arritur të tjetërsojnë në mënyrë të kundërligjshme pronën e tij me sipërfaqe prej shtatë hektarësh në vlerë të përafërt të tregut rreth tre (3) milion euro e cila gjendet në komunën e Ferizajt, të cilën më pas e kanë parcelizuar dhe shitur personave të tretë”.

B.L. është ndaluar për 48 orë pas intervistimit.

Ndërkaq në një lokacion është kryer bastisje dhe janë gjetur një telefon mobil dhe dokumente që ndërlidhen me rastin.

Për rastin, Policia kishte arrestuar më 19 shkurt edhe katër persona të tjerë.