Një grua ka raportuar në Polici se ishte dhunuar seksualisht nga një person në Gjilan.
Sipas raportit policor, ankuesja ka deklaruar se rreth dy deri në tre muaj më parë, derisa ndodhej në shtëpinë e të dyshuarit, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.
I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Gjilan
-
Intervistohet i dyshuari për një dhunim që ndodhi në shkurt, lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se dhunoi një shtetase të huaj
-
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Novobërdë
-
Raportohet për dhunimin e një gruaje në Prishtinë