Edhe një oficer korrektues është arrestuar të enjten për rastin e arratisjes nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook se numri i zyrtarëve të pezulluar tani arrin në gjashtë, përfshirë edhe drejtorin e Qendrës.
“Në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, sot është pezulluar nga puna edhe një oficer korrektues, i cili edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka shtuar se çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në të gjitha institucionet korrektuese.
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit
-
Dy persona u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan por u kthyen nga Policia
-
Suspendohet zyrtari korrektues, dyshohet se plagosi një person
-
Arrestohet zyrtari korrektues, tentoi të fuste drogë në Dubravë
-
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgimin e 10 personave për manipulim me vota