Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona gjatë së mërkurës kishin ikur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan. Pasi u njoftuan nga zyrtarët korrektues të kësaj qendre për arratisjen e tyre, policia thotë se ka arritur t’i arrestojë dhe t’i kthejë sërish në qendër.
“Policia është njoftuar nga zyrtarët korrektues të Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan se dy persona kishin ikur nga qendra. Policia me të marr informacionin ka ndërmarr veprimet taktiko-operative ku edhe ka arritur ti arrestojë të dyshuarit të cilët janë kthyer në Qendër Korrektuese në Lipjan”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit
-
Edhe një oficer korrektues i arrestuar për arratisjen nga paraburgimi në Mitrovicë
-
Arratiset një person gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë
-
Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për një tentim-vrasje të 2013-ës
-
Arrestohen 15 persona pasi u rrahën për një pronë