Policia ka arrestuar dy persona për veprën penale “import, eksport, furnizim, transportim prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse”. Një tjetër i dyshuar gjendet në arrati.
Policia njoftoi se gjatë kontrollit ka gjetur 6 pushkë, 6 pistoleta, armë të tjera, fishekë e telefona. Ata janë arrestuar në Gjilan.
“Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ndërsa njëri ndodhet ende në kërkim policor, nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur. Gjatë kontrollit janë gjetur 6 pushkë gjuetie, 6 pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë (kalibrave të ndryshme), 4 leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobil”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij
-
Gjuajtja me armë nga veturat mes dy grupeve në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar
-
Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë
-
Gjenden armë e municion në dy objekte të pabanuara në Zubin-Potok
-
Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia i gjeti të dyshuarit edhe armë të tjera në shtëpi