Policia ka arritur të identifikojë tre të dyshuar lidhur me plagosjen pas të shtënave mes dy grupesh në rrugën Gjilan-Kamenicë të mërkurën.
Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim.
“Është raportuar për një shkëmbim zjarrit në mes të dy grupeve nga vetura, ku i plagosur ka mbetur një mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK. Njësitet e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar; 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona për armë, një në arrati
-
Të shtëna mes dy automjetesh në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person në spital
-
Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë
-
Gjenden mjete të dyshimta gjatë punimeve në Gjilan, dyshohen të kenë mbetur nga lufta
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, u përleshën fizikisht me mjete të forta pune