Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje mes të miturve në Gjilan, tre u arrestuan e dy u dërguan në spital

rrahje

ilustrim

Tre të mitur në Gjilan janë arrestuar pas një rrahjeje në mes të dy grupeve të mitursh. Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë përdorur edhe mjete të mprehta me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Njëri është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ndërsa tjetri është përcjellë në QKUK.

Tre të arrestuarit siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan, gjegjësisht Departamenti për të mitur, janë ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të veprës penale “Tentim Vrasje”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të mitur, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, dje rreth orës 13:00 ka ndaluar tre persona të mitur të cilët dyshohen për veprën penale Tentim Vrasje nga neni 172 lidhur me nenin 28  i Kodit Penal të Kosovës, Rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Mësuesit e viteve 90’ta’’ në Gjilan, të cilët pas një mosmarrëveshje ndërmjet dy grupeve janë rrahur fizikisht mes vete ku gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, duke pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka njoftuar tutje se kanë nisur hetimet si dhe brenda afateve kohore është paraqitur kërkesa për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamentit për të Mitur.