Një rrahje mes disa të miturve ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Prishtinë, ku njëri është lënduar rëndë.
Të hënën, një ditë pas rastit që është cilësuar si lëndim i rëndë trupor, Policia ka njoftuar se i ka arrestuar dy të mitur të dyshuar.
“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave të mitur ku një prej tyre ka pranuar tretman mjekësor. Me 20.04.2026 janë arrestuar dy të dyshuar, po ashtu të mitur dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të mitur u arrestuan për tentim vrasjen e djeshme në Istog
-
Përleshje me mjete të forta dhe thikë në Prishtinë, tre të arrestuar
-
Dy të arrestuar për therjen e dy personave në Prishtinë para tre ditësh
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Prishtinë
-
I mituri arrestohet pasi theri një të mitur tjetër