KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Две лица уапсени за оружје, едно е во бегство

полицијата

Policia ka arrestuar dy persona për veprën penale “import, eksport, furnizim, transportim prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse”. Një tjetër i dyshuar gjendet në arrati. 

Policia njoftoi se gjatë kontrollit ka gjetur 6 pushkë, 6 pistoleta, armë të tjera, fishekë e telefona. Ata janë arrestuar në Gjilan. 

“Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ndërsa njëri ndodhet ende në kërkim policor, nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur.  Gjatë kontrollit janë gjetur 6 pushkë gjuetie, 6 pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë (kalibrave të ndryshme), 4 leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobil”, thuhet në raportin e PK-së. 

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.